Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

US Open, “era” fryn nga Lindja/ Nuk ka finale amerikane në turneun Grand Slam për femra

schedule12:30 - 11 Shtator, 2026

schedule 12:30 - 11 Shtator, 2026

Ëndrra e madhe nuk u realizua, përkundrazi.

Gjysmëfinalet e femrave në US Open u kthyen në një makth për publikun njujorkez, pasi jo vetëm që nuk pati finale amerikane, por edhe asnjëra nga idhujt e vendasve nuk ia doli.

Xhesika Pegula u eliminua nga numri 1 I botës, Arina Sabalenka, ndërsa e shkëlqyera Koko Gof nuk ia doli dot përballë kazakes, Jelena Ribakina.

Tenistja bjelloruse e vendosi plotësisht autoritetin e saj duke fituar në dy sete.

Rezultatet ishin 7-6 e 6-2, pra epërsia e Sabalenkës erdhi në rritje.

Po flasim për atë që kryeson renditjen botërore, për atë që është dy herë fituese radhazi në US Open, në 2024 e 2025, pra që është kampione në fuqi.

Bjellorusja 28-vjeçare duhet të nxitojë sepse ka vetëm 4 Grand Sleme në karrierë, tepër pak për klasin dhe emrin e saj, e tepër larg legjendave si Margaret Kërt, Martina Navratilova, Stefi Graf apo Serena Uilliams.

Gjithsesi, shanset janë të gjitha për një Grand Slem të pestë, dhe të parin për këtë vit.

Në finale do të ketë përballë një kushërirë të afërt gjaku, nëse mund të shprehemi kështu.

Kjo është vajza e lindur në Moskë, Jelena Ribakina, një ruse që prej disa vitesh përfaqëson Kazakistanin, dhe që kaloi me një luftë të madhe amerikanen tjetër Koko Gof.

Kampionia në fuqi në Australian Open, dhe kampionia në Uimbëlldon në 2022, përballoi një luftë të vërtetë që zgjati dy orë e 8 minuta.

Numri 2 I botës aktualisht fitoi me setet 3-6, 6-4 e 6-4.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!