Bayern Munich shpërblen menjëherë pritshmëritë, që e shohin mes favoritëve të mëdhenj për të fituar Champions League.
Bavarezët nisën aventurën e tyre në sezonin e ri të turneut më të rëndësishëm europian për klube me një fitore dominuese, 5-0 kundër Bodo Glimt.
Në tempullin e tyrte “Allianz Arena”, kampionët gjermanë kishin në dorë gjithçka, por pritën pjesën e dytë për të vulosur triumfin e tyre.
Pas shumë përpjekjesh, goli i epërsisë erdhi vetëm pas pushimit.
Në minutën e 47-të, Musiala ndali topin në rrjetë për t’I hapur rrugën suksesit të Bayern.
Nuk mund të mungonte në festë si gjithmonë, Harry Kane, që në minutën e 61-të, dyfishoi shifrat me një goditje me kokë në zonën e vogël.
Gjithçka u bë më e thjeshtë për bavarezët.
Alfonso Davies thelloi në 3-0 diferencën në rezultat në të 77-ën, ndërsa më pas, e gjithë skena ishte për Michael Olise.
Ylli francez plotësoi mbrëmjen e madhe të Bayern, por edhe atë personale.
Olise shënoi golin e katërt në minutën e 83-të, përpara se të detyronte rivalët të mbeteshin me dhjetë lojtarë në fushë, pas kartonit të kuq të Bjorntuft.
Në shtesë, sërish Olise realizoi golin e dytë personal dhe vulosi “manita” e bavarezëve.
Një fitore e madhe kjo për Bayern Munich, por edhe një sinjal për të gjithë rivalët e mëdhenj në garën për trofeun e Champions.

