Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Avioni i pestë në sulmet e 11 shtatorit?/ Dokumentari investigative sjell dëshmi për planin e terroristëve te Al Kaeda

schedule13:13 - 11 Shtator, 2026

schedule 13:13 - 11 Shtator, 2026

Një dokumentar investigativ i medias amerikane TMZ, në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, ka hedhur dritë mbi ekzistencën e mundshme të një avioni të pestë të shënjestruar nga terroristët në 11 shtator të vitit 2001, fluturim i njohur ky si United Flight 23. Avion i tipit Boeing 767, i cili ishte planifikuar të nisej në orën 09:00 të mëngjesit nga aeroporti JFK i Nju Jorkut drejt Los Anxhelesit, u kthye mbrapsht nga pista e nisjes sapo kullat binjake u goditën. Përmes dëshmive të pilotit dhe stjuardesave, dokumentari zbulon detaje tronditëse që të çojnë drejt dyshimit se ky avion ishte pjesë e planit terrorist.

Stjuardesat e këtij fluturimi kanë dëshmuar për sjellje jashtëzakonisht të çuditshme. Një grup prej katër pasagjerësh insistonin me ngulm dhe në mënyrë agresive që avioni të nisej menjëherë. Një tjetër pasagjer ishte duke u djersitur jashtë mase pa ndonjë arsye lidhur me temperaturat në kabinë, ndërsa ekuipazhi dyshonte se një person tjetër ishte burrë i maskuar si grua. Pasi avioni u kthye në gate, u zbraz plotësisht dhe dyert u kyçën nga mekanikët, punonjësit e terrenit të aeroportit panë dy persona me uniformë duke vrapuar brenda kabinës së pasagjerëve. Kur autoritetet ndërhynë, zbuluan se kapaku i dyshemesë (që lidhte pjesën e poshtme të bagazheve me kabinën kryesore) ishte lënë i hapur. Piloti beson se këta persona u futën për të fshehur ose tërhequr armë dhe prova inkriminuese.

Provat më alarmuese u gjetën në një avion tjetër Boeing 767 të parkuar ngjitur me United 23. Autoritetet gjetën mjetet prerëse, kryesisht thika që u përdorën për pengmarrjet e 11 shtatorit, të fshehura në xhepat e sedileve të klasit të parë. Numri i bishtit të atij avioni ndryshonte vetëm me një shifër nga United 23, dhe piloti dyshon se terroristët në tokë ngatërruan avionët duke i vendosur armët gabimisht në mjetin që nuk kishte planifikuar fluturim në atë orë. Menjëherë pas ngjarjes, agjentët e përfshirë të FBI-së morën në pyetje ekuipazhin e fluturimit. Ata u dërguan në një linjë sekrete identifikimi (lineup) në Autoritetet Portuale për të parë nëse mund t’i identifikonin katër pasagjerët e dyshimtë të klasit të parë.

Edhe pse ky fluturim nuk u përfshi kurrë në raportin zyrtar përfundimtar të Komisionit për sulmin terrorist të 11 Shtatorit, pasi komisioni deklaroi se nuk kishte kompetencë për raste që nuk përfunduan, dokumentet e zbuluara tregojnë se FBI-ja e ka konsideruar këtë si një tentativë aktive dhe të mirëfilltë për pengmarrjen e një avioni të pestë sipas asaj që paraqet investigimi i medias amerikane TMZ.

Nga sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbën jetën 2977 njerëz të pafajshëm dhe me mijëra të tjerë u plagosën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!