Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Gjyqtarët, “bonus” vetes 40 milionë euro/ Mahmutaj: Paga të tilla të larta, të jashtëzakonshme për Shqipërinë

schedule08:53 - 11 Shtator, 2026

schedule 08:53 - 11 Shtator, 2026

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se pagat e gjyqtarëve, janë të jashtëzakonshme, krahasuar me rritjen ekonomike të vendit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se pagat i përcakton Ministria e Financace dhe Kuvendi e aprovon.

Sipas Mahmutaj, është e papranueshme që institucione jetike si ato të drejtësisë, të hyjnë në grevë.

“Absolutisht, kjo është e paligjshme. Gjyqtarët e kanë caktuar këtë bonus të jashtëzakonshëm, që shkon në 40 milionë euro në vit. Kemi apaga gjyqtarësh që kalojnë 10 mijë euro në muaj, që është e jashtëzakonshme. Kjo stonon me rritjen ekonomike të vendit. Gjykatësit, dikur e kishin pagën sa Presidenti i Republikës. Nuk është se e përcakton Kuvendi. E përcakton qeveria, është Kuvendi që e aprovon, i vë vulën e fundit. Ministria po përpiqet të gjejë një konsensus me magjistratët. Janë disa institucione që e kanë të ndaluar grevën, përfshihen edhe gjykatat. Janë institucione të dorës së parë. Nuk mund të bëjnë institucionet jetike të vendit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!