Napoli ka arritur marrëveshjen me Hellas Verona për Amrabat dhe Amir Rahmani. Oër të dy këta futbollistë do të paguhen 35 milionë euro dhe ditën e sotme pritet të ketë një takim me menaxherin e mesfushorit në Milani.
Drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli, dëshiron ta mbyllë përfundimisht marrëveshjen për Amrabat. Ai është i tunduar nga Interi dhe ende nuk është bindur nga oferta e vërë prej Napolit. Futbollisti maroken është i pavendosur për momentin.
Amrabat mund të ndryshojë skuadër vetëm në qershor, pasi ai ka luajtur edhe me Brugges dhe rregullorja e FIFA-s ia ndalon të luajë me një tjetër skuadër deri më tani. Edhe Rrahmani në qershor pritet të transferohet, por nuk përjashtohet ndonjë surprizë e momenteve të fundit. /abcnews.al