Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Merz: AFD mbështet politika të “spastrimit etnik” për punëtorët e kualifikuar

schedule15:51 - 9 Shtator, 2026

schedule 15:51 - 9 Shtator, 2026

Kancelari gjerman Friedrich Merz është përplasur me udhëheqësen e AfD-së, Alice Weidel, në parlament, duke e quajtur partinë e saj një “forcë shkatërruese” me një politikë migrimi që përbën “spastrim etnik” për punëtorët e kualifikuar.

Merz po i drejtohej Bundestagut pas fitores gjithëpërfshirëse të partisë anti-imigracion në shtetin lindor të Saksonisë-Anhalt, ku fitoi pothuajse 44% të votave, ndërsa konservatorët e kancelarit panë votat e tyre të përgjysmoheshin, shkruan BBC.

Weidel u tha deputetëve se votuesit kishin treguar se koalicioni i Merz me qendrën e majtë ishte një dështim i plotë dhe koha e tij kishte mbaruar.

Merz u kundërpërgjigj duke thënë se AfD kishte dëmtuar interesat gjermane duke mbështetur Rusinë dhe se politika e saj e “emigrimit” do të prekte miliona njerëz.

Nuk është ende e qartë nëse partia do të jetë në gjendje të formojë një qeveri apo jo në Saksoni-Anhalt, pasi ka mbetur tre vende larg shumicës absolute. Asnjë parti e ekstremit të djathtë nuk ka fituar pushtetin në asnjë nga 16 shtetet e Gjermanisë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe Merz ka pranuar se rezultati “sizmik” e ka ndryshuar Gjermaninë.

Suksesi i AfD-së është lavdëruar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se “Partia Populiste në Gjermani pati një natë vërtet të madhe”, duke e lidhur fitoren me “rregulla dhe rregullore absolutisht të tmerrshme të imigracionit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!