Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kostot e vitit shkollor/ Historia e Elonës: Si përgatit dy fëmijët e vegjël për në shkollë

schedule15:25 - 9 Shtator, 2026

schedule 15:25 - 9 Shtator, 2026

Për Elona Spahiun, përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor janë në ditët e fundit. Nënë e dy fëmijëve, njëri në klasë të 5 dhe tjetri në klasë të 1, ajo po bën llogaritë e fundit dhe po plotëson blerjet që u duhen fëmijëve për t’u rikthyer në shkollë

Ajo thotë se librat shkollorë i kanë marrë falas, por lista e mjeteve shkollore ende nuk është plotësuar

Deri tani, shpenzimet më të mëdha kanë qenë për djalin. Elona tregon se vetëm për veshjet dhe nevojat e tjera ka shpenzuar 100 mijë lekë, pa përfshirë ende mjetet shkollore

Dhe ndërsa Elona po bën blerjet e fundit, lista e shpenzimeve do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim, me kurset dhe nevojat e tjera të fëmijëve.

Më 14 shtator, çantat do të jenë gati dhe bankat do të presin nxënësit për një tjetër vit shkollor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!