Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit, 9 shtator 2026

schedule07:08 - 9 Shtator, 2026

schedule 07:08 - 9 Shtator, 2026

Gjatë orëve të paradites, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin grumbullim të vranësirave në gjysmën lindore të Shqipërisë, duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu, herë pas here shoqëruar me stuhi të forta ere dhe mini-stuhi breshëri.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C, temperatura më e ulët në Bajram Curr, deri në 36°C, vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!