Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga shkolla “Mersin Duqi” në Ibë të Poshtme, Bërzhitë, tanimë e rikonstruktuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se shkolla do të mirëpresë 160 nxënës e mësues në vitin e ri shkollor.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shkollë të rilindur, “Mersin Duqi” në Ibë të Poshtme, Bërzhitë, gati për të mirëpritur 160 nxënës e mësues në vitin e ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al

