Eros Grezda do të rikthehet në Kroaci dhe do të jetë pjesë e Osijek. Sulmuesi anësori i kombëtares largohet pa lënë gjurmë në Skoci, aty ku ishte pjesë e Rangers. Për djaloshin nga Gjakova ata paguan rreth 2 milion sterlina, por dëmtimet dhe më pas edhe sjellja e tij u bënë pengesë për vazhdimin e bashkëpunimit.
Në këto kushte u pa e udhës që të gjendej një marrëveshje dhe është klubi i Osijek që vendosi ta marrë mbrapsht, duke i njohur Rangers të drejtën për të përfituar nga shitja e Grezdës në rast se ata ia dalin ta transferojnë sërish.
Sulmuesi ndërkohë ka edhe një mesazh për skocezët, teksa në llogarinë e tij në “Instragram” shkruan: “Ndonjëherë në jetë gjërat nuk shkojnë sikurse duam, por e rëndësishme që të mos dorëzohesh për ëndrrat e tua. U uroj gjithë të mirat shokëve të skuadrës dhe klubit”. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B7BE4m1h9L4/?utm_source=ig_web_copy_link