Pesë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një avioni mallrash të Amazon në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, në SHBA. Avioni doli nga pista gjatë uljes dhe u përplas me disa automjete në zonën pranë aeroportit, përpara se të përfshihej nga flakët.
Ngjarja ndodhi teksa avioni po mbërrinte nga Porto Riko. Pas përplasjes, në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës dhe më shumë se 200 zjarrfikës u angazhuan në operacionin e shpëtimit.
Tre prej personave të plagosur ndodhen në gjendje kritike. Disa prej tyre mbetën të bllokuar ne avion dhe u desh ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit për t’i nxjerrë.
Zjarri u vu nën kontroll, ndërsa autoritetet vijojnë punën në vendngjarje për shkak të rrjedhjes së karburantit.

