Shumëkush mund ta ketë harruar, por Arda Turan është ende nën kontratë me Barcelonën në Spanjë. Mesfushori u ble nga katalanasit në verën e vitit 2015 për shumën e 35 milionë eurove, por në asnjë moment nuk e justifikoi besimin dhe investimin e bërë në të.
Turan luajti dy sezone me katalanasit, ndërkohë që pati probleme ligjore në Turqi pasi kaloi te Basaksehir në vitin 2018. Mesfushori pati një sherr me një këngëtar dhe shkoi në spital i armatosur, madje edhe qëlloi në ajër. Gjobat nga klubi turk për të ishin të shumta. Turan rrezikonte burgun, por ia hodhi paq.
⚽️ PUBLIC ANNOUNCEMENT |
It has been agreed to terminate player Arda Turan's agreement based on a mutual understanding.
We thank him for all his effort in our Club and wish him well for the rest of his career. pic.twitter.com/58A4Q0LVOr
— Istanbul Basaksehir ENG (@ibfk2014En) January 7, 2020
E ARDHMJA – Arda Turan nga sot nuk do të jetë më pjesë e Basaksehir dhe me letra i duhet të rikthehet te Barcelona, pasi është nën kontratë deri në fund të këtij sezoni. Kjo nuk do të ndodhë, pasi katalanasit do e huazojnë sërish.
Gazetari Nicolo Schira raporton se Turan, tashmë 32 vjeç, do të largohet menjëherë nga Barcelona dhe do t’i bashkohet një tjetër klubi gjigant në Turqi: Galatasarayt. Një rikthim pas gati nëntë vitesh, në klubin ku ai ka luajtur që me moshat. /abcnews.al
Arda #Turan's loan is broken up by the #IstanbulBasaksehir. He returns to #Barça with whom he is under contract until next June, but in next day he will leave Barcelona to come back to #Galatasaray. Total agreement. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 7, 2020