Dy futbollistë shqiptarë në formacionin më të mirë të javës. Etrit Berisha mundohet shumë për SPAL, por portieri e ka të pamundur i vetëm të shpëtojë skuadrën e tij. “Mban ekipin e tij në lojë sa mundet, bën një ndërhyrje të mrekullueshme në pjesën e parë ndaj Rrahmanit. Gjithashtu iu përgjigj në mënyrën e duhur dy herë Pazzinit në pjesën e dytë të takimit”, thuhet në vlerësimin për Berishën.
SPAL u mposht nga Hellas Verona, që e ka një përfaqësues në mes yjeve të javës në Serie A. “Tuttomercatoweb” ka vlerësuar paraqitjen e mbrojtësit Amirr Rrahmani: ” Puna e zakonshme pa njolla në mbrojtje, së cilës u shtohet një dëshirë e pazakontë për të shënuar: e provoi me një depërtim, në pjesën e parë, dhe me një goditje me kokë të kalibruar në pjesën e dytë”.
Elseid Hysaj “shpëton” te Napoli, por vetëm për fazën mbrojtësi. Nota për të në ndeshjen kundër Interit është 5.5, ndërkohë që vihet në dukje fakti që skuadra e Gennaro Gattuso po vuan në prapavijë. “Napoli shtyn pak ose aspak nga e djathta, por në fazën difensive është më i mirë i gjithë repartit. Kjo do të thotë shumë gjëra…”, thuhet në vlerësimin e bërë për Hysajn. /abcnews.al