Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rama ndan pamje nga takimi me studentët e Prishtinës: Politika të jep mundësi që të bësh bashkë gjëra që vetëm si bën dot

schedule08:19 - 3 Shtator, 2026

schedule 08:19 - 3 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e Këshillit Studentor të Fakultetit Filozofik të Prishtinës në Kryeministri.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se videoja është nga vizita e studentëve në Kryeministri, pas takimit të tij me ta në auditorin e Fakultetit Filozofik në Prishtinë.

“Dhe me këtë video-kartolinë të vizitës së Këshillit Studentor të Fakultetit Filozofik të Prishtinës në Kryeministri, pas vizitës sime në auditorin e tyre në Prishtinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kryeministri ka shoqëruar postimin me pamje nga takimi me studentët në ambientet e Kryeministrisë.

“Politika është mundësia që të bësh bashkë gjëra që vetëm si bën dot”, u shpreh mes të tjerash Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!