Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Tre stuhi njëra pas tjetrës në Paqësor, El Niño rrit rrezikun për një sezon ekstrem

schedule07:35 - 3 Shtator, 2026

schedule 07:35 - 3 Shtator, 2026

Dy uragane të fuqishme të Kategorisë 4 dhe një stuhi tropikale që po forcohet janë lokalizuar në Oqeanin Paqësor, duke ngritur shqetësimet për një sezon me aktivitet të jashtëzakonshëm tropikal. Ekspertët e lidhin këtë situatë me temperaturat e larta të ujërave dhe fenomenin El Niño, i cili këtë vit pritet të jetë ndër më intensivët e regjistruar.

Uraganët Lowell dhe Karina, të dy të klasifikuar si Kategoria 4, pritet të vijojnë trajektoret e tyre larg brigjeve të Hawaiit, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC) në SHBA.

Megjithatë, meteorologët paralajmërojnë se rrugët e stuhive mbeten të pasigurta. Nuk përjashtohet mundësia që arkipelagu amerikan të përballet me rritje të erërave dhe reshjeve në ditët në vijim.

Hawaii po përballet ende me pasojat e një tjetër uragani, Lala, i cili kaloi në mesin e gushtit dhe shkaktoi përmbytje në disa zona.

Pas Lowell dhe Karina, në të njëjtin rajon ndodhet edhe stuhia tropikale Maria, pranë brigjeve të Meksikës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!