Do të duhet shprehimisht të kalojë Ylberin. Për Kimi Antonelin, Çmimi i Madh i Italisë në Monza është ai I shtëpisë, dhe piloti nga Apeninet mund t’ia dalë vetëm nëse do të rikrijojë historinë e Anteut, që ringjallej nga hiri I tij.
Ai duhet të ringjallet nga dënimi i rëndë pikërisht nga pista e atdheut të tij, ndërsa do ta nisë garën e kësaj fundjave nga vendi I fundit.
Që do të thotë, nga pozicioni numër 22.
Përse?
Skuadra e tij, Mercedes do të jetë e detyruar të bëjë ndryshime të rëndësishme në motor, dhe kjo do të thotë se ndëshkimi nga Formula 1 nuk do të jetë zbritje me 10 vende në krahasim me rezultatin në provat zyrtare, por plot 22.
Shefi I ekipit gjerman, Toto Volf, e konfirmoi këtë gjë dhe deklaroi se kjo do të mërzisë tifozët italianë, që shpresojnë që Antoneli të luftojë për fitoren, ndonëse gjithmonë janë me Ferrarin.
“Formula 1, gjithsesi, nuk është sport që merr parasysh ndjenjat”, – ishin fjalët e tij.
Ekziston vetëm një rast në F1 që një pilot ka arritur të fitojë duke u nisur nga vendi i 22-të.
Ky është britaniku Xhon Uatson me Meklaren Ford, ndërsa irlandezoveriori fitoi Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara në 27 mars 1983, duke lënë pas legjendën Niki Lauda.
Antoneli kryeson renditjen e Botërorit me 242 pikë, 59 më shumë sesa ndjekësit më të afërt, Rasëll e Hamilton, e padyshim që është favorit për titullin.
Këtë sezon në Formula 1 ka pesë fitore, të fundit në Çmimin e Madh të Belgjjikës në 19 korrik.
Vitin e kaluar doli në vendin e 9-të në Çmimin e Madh të Italisë, duke u nisur nga vendi i 12-të, por këtë herë është tjetër histori.

