TIRANË- Të hënën një 36-vjeçare shtatzënë nga Pogradeci humbi jetën gjatë transportimit drejt Tiranës.
Për këtë ngjarje, janë proceduar penalisht tre mjekë në maternitetin e Pogradecit.
Të proceduarit janë Blerta Delija, kirurge gjinekologe, kirurgu Saimir Çela dhe reanimatori Anri Topi.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 30 gushtit 2026, kur 36-vjeçarja, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në maternitetin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën./abcnews.al

