Konflikti SHBA – Iran ka shkaktuar tensione të forta mes vendeve. I ftuar në “ABC e mëngjesit”, me Enkel Demin, analisti Gëzim Podgorica është shprehur se nuk pritet të ketë një reagim force nga Irani.
“Ka shumë gjëra të paparashikuara, nuk mendoj se do ketë reagim force sepse Irani i di shumë mirë mundësitë e veta. Reagimi mund të jetë në disa plane”, u shpreh ai.
Më tej Podgorica theksoi se Shqipëria në lidhje me këtë situatë është edhe nuk është e ekspozuar.
Qeveria shqiptare sipas tij duhet të ketë një vëmendje të veçantë të iranianëve të vendosur këtu.
“Rreziku këtu është shumë i ulët, por duhet të tregohemi të kujdesshëm nëse situata del jashtë kontrollit. Situtata në Iran në periudhën e fundit ka qënë shumë problematike. Vetë qeveria iraniane duhet ta menaxhojë ndryshe situatën e krijuar. Disa reagime Irani do ti bëjë, por do të jenë sporadike. Pavarësisht kërcënimeve për të goditur, Trump nuk është i interesuar për konflikte”, tha më tej Podgorica./abcnews.al