Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në SHBA, një i vdekur dhe 14 të plagosur

schedule09:14 - 31 Gusht, 2026

schedule 09:14 - 31 Gusht, 2026

SHBA- Një person humbi jetën dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat në lagjen Washington Park, në anën jugore të Çikagos.

Policia po përpiqej të shpërndante një turmë njerëzish kur ndodhën të shtënat.

Viktima, sipas mediave amerikane është një burrë 35-vjeçar, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë  të specializuar.

Fatmirësisht asnjë prej policëve që ishin në zonë nuk u lëndua nga të shtënat.

“Dëgjova të shtëna. Mendova se ishin fishekzjarrë, por nuk ishin fishekzjarrë. I pashë të gjithë duke vrapuar”, tha një dëshmitar.

Autoritetet ende nuk kanë arrestuar asnjë person të dyshuar, ndërsa hetimi vazhdon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!