Në vendin e madh presin Championsin.
Jo se nuk ka bukuri Bundesliga, por rivaliteti duket I vrarë që në fillim, dhe këtë përshtypje e përforcoi starti I sezonit nga kampionia në fuqi.
Bajerni mundi 5-1 Shtutgartin në “Alianc Arenë”, pa diskutuar thuajse asgjë, edhe pse miqtë u përpoqën në maksimum e nuk bënë aq pak.
Në fund, është cilësia që bën diferencën.
Bavarezët ia dolën edhe pse u barazuan 1-1, me gola nga Upamekano në pjesën e parë, e nga Olise, autogol nga Vagnoman, e pastaj Pavlovic dhe fare në fund Luis Diaz.
Interesant fakti që sulmuesi kryesor dhe Këpuca e Artë e Bundesligës dhe e Europës sezonin e kaluar nuk realizoi dot asnjëherë, edhe pse ishte titullar, luajti 60 minuta dhe mori vlerësim të mirë.
Trajneri Vinsent Kompani pati ekip thuajse të plotë, ndonëse Musiala nuk është ende gati për lojë, e pas pushimit u provuan edhe Saibari, Karl, Tah e Stanishiç.
Në stol ishte edhe lojtari me origjinë shqiptare nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç.
Starti ishte I furishëm dhe pritet që Bajerni ta mbrojë titullin edhe këtë vit.

