Mitingu I magjishëm sërish nuk zhgënjeu.
Nuk besohet se ka garë në atletikë që të ketë më shumë shkëlqim sesa Çmimi I Madh I Zyrihut, dhe sërish pista zvicerane shkruajti historinë në ata që njihen si garat e Ligës së Diamantit.
Dy rekorde botërore u thyen dhe dy të tjerë u kërcënuan.
Në 100 metra me pengesa për femra, e jashtëzakonshme u tregua amerikania Masai Rasëll, që dha kohën e re 12”09, tre të qindat më mirë sesa ish-rekordi I nigerianes Amusan vendosur në 2022.
Tashmë, është lënë pas rekordi I bullgares legjendare, Jordanka Donkova më 12”21.
Në 400 metra me pengesa për djem, braziliani Alison Dos Santosh bëri diçka që nuk pritej.
Ai theu rekordin botëror të norvegjezit të shquar, Varholm, duke dhënë kohën 45”80.
Varholm ishte I dyti dhe me diferencë, ndërsa koha e tij ishte 45”94.
Braziliani ka qenë në formë të shkëlqyer, I pathyer këtë vit, por nuk besohej se mund t’ia dilte.
Shumë pranë një rekordi botëror legjendar ishte atletja vendase, Odrej Vero.
Në 800 metra për femra, zvicerania fitoi me kohën 1’53”70, 42 të qindat nga rezultati I çekosllovakes Jarmina Kratoshvilova, dhënë në 26 korrik 1983.
Ky mbetet rekordi më I vjetër I pathyer I atletikës për djem e për vajza, dhe Vero dha kohën e tretë më të mirë në histori.
Në moshën 22-vjeçare janë shanset që ajo ta kalojë më në fund legjendën çeke, ndërsa ka dhënë 4 nga 10 rezultatet më të shpejtë për të gjitha kohët.
Në 400 metra me pengesa, rekordit botëror iu afrua edhe holandezja e shquar Femke Bol.

