Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Katastrofa në Nepal, përmbytjet “përpijnë” vendbanimet. Shkon në 95 numri i viktimave, qindra të zhdukur

schedule19:25 - 26 Gusht, 2026

schedule 19:25 - 26 Gusht, 2026

Të paktën 95 persona kanë humbur jetën dhe 579 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve masive dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë goditur Nepalin dhe Tibetin.

Situata vijon të përkeqësohet, ndërsa ekipet e shpëtimit po përballen me shkatërrime të mëdha në disa zona. Ujërat kanë përfshirë vendbanime të tëra, duke lënë pas shtëpi dhe infrastrukture të shkatërruara.

Sipas policisë nepaleze, nga 579 turistët e raportuar të zhdukur, 466 janë shtetas të huaj nga 28 vende. Mes tyre janë 54 shtetas amerikanë dhe 33 britanikë, ndërsa 113 janë shtetas nepalezë.



A massive flash flood in the Himalayan border areas of Nepal washed away villages, damaging roads, bridges and power projects, with authorities fearing more casualties, as hundreds of people were provisionally reported missing.

Read more: https://t.co/eAnVl89Thz pic.twitter.com/EiyvZZj8hK

— ABC News (@ABC) August 26, 2026

Autoritetet nepaleze dyshojnë se përmbytjet e menjëhershme mund të jenë shkaktuar nga një tërmet që provokoi një rrëshqitje masive dheu. Kjo rrëshqitje dyshohet se bllokoi lumin Bhote Koshi, duke krijuar një grumbullim të madh uji që më pas shpërtheu me forcë.

 

Ekspertët kanë ngritur gjithashtu hipotezën se rrëshqitja mund të ketë përfshirë akull dhe shkëmbinj të shkëputur nga një zonë akullnajore, duke shkaktuar një zinxhir ngjarjesh që çoi në përmbytjen katastrofike.

Banorët e zonave të prekura kanë përshkruar momente tmerri. Një grua nga distrikti Nuwakot tha se disa anëtarë të familjes së saj u rrëmbyen nga ujërat para syve të saj.

Ajo tregoi se arriti të shpëtonte së bashku me djalin e saj duke u ngjitur në çatinë e një shtëpie.

Edhe dëmet materiale janë të mëdha. Banorët raportojnë se kanë humbur tokat bujqësore, bagëtitë dhe rezervat ushqimore, ndërsa vendbanime të tëra përgjatë lumenjve janë shkatërruar.

Në distriktin Rasuwa, rreth 60 punëtorë të një projekti hidroelektrik rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve. Punëtorët po kryenin punime në projektin hidroelektrik Langtang Khola, me kapacitet 20 megavat, pranë kufirit me Kinën. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të rënda në kantier.

Në total, rreth 430 megavat kapacitet hidroelektrik është prekur nga katastrofa, shifër që përfaqëson më shumë se 12% të kapacitetit total hidroelektrik të Nepalit.

Në operacionet e shpëtimit janë angazhuar policia dhe ushtria nepaleze. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonave të ulëta dhe atyre pranë lumenjve të zhvendosen në vende më të sigurta.

Kryqi i Kuq ka aktivizuar ekipet e reagimit ndaj emergjencave dhe po dërgon furnizime humanitare në zonat më të goditura. Edhe Bashkimi Evropian ka aktivizuar sistemin satelitor Copernicus për të ndihmuar në hartëzimin e zonave të prekura dhe për të mbështetur operacionet e shpëtimit në terren.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se BE-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë shtesë për Nepalin. Ndërsa niveli i ujërave pritet të ulet, autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave dhe i personave të zhdukur mund të rritet më tej.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!