Në futboll, asgjë nuk është e pamundur dhe jo rrallë herë, ëndrrat bëhen realitet.
Sabah, një klub nga Azerbajxhani i themeluar vetëm në vitin 2017, ka siguruar një vend mes më të mëdhenjve të futbollit europian, pasi u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra azere eliminoi Hapoel Beer Sheva, duke fituar 5-2 ndeshjen e kthimit në play of, ndërsa kishte humbur 2-1 përballjen e parë.
Me bazë në kryeqytetin Baku, Sabah është një shembull i shkëlqyer i suksesit të shpejtë.
I themeluar vetëm nëntë vite më parë, klubi arriti të përmbyste shpejt dominimin vendas të Qarabag.
Në sezonin 2025/2026, Sabah fitoi titullin kombëtar të Azerbajxhanit, pasi më parë kishte mundur Qarabag në finalen e Kupës një vit më parë.
Ky sukses i siguroi vendin në Ligën e Evropës për sezonin e kaluar.
Tani realizon ëndrrën për të garuar në turneun kryesor të kontinentit, duke sjellë një tjetër “përrallë” në skenën më të madhe të futbollit europian për klube.


