Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Asllani, lojtari i “dy botëve”/ Klube nga Spanja e Katari në duel për yllin e kombëtares

schedule12:31 - 26 Gusht, 2026

schedule 12:31 - 26 Gusht, 2026

Italia nuk bën për të, por nuk është I harruar.

Kristjan Asllani ka bërë aq në karrierë saqë të ketë dashamirës në të katër anët e botës, dhe për momentin derbi është mes Lindjes së Mesme dhe Europës Juglindore.

Në Katar e kërkon Al Xhazira e cila ka qenë shumë pranë mesfushorit kuqezi.



Gazetarë të njohur italianë dhe media të tjera raportojnë për akord mes Interit dhe klubit nga Gjiri Persik, për një huazim njëvjeçar kundrejt 2 milionë eurove, me të drejtë për ta blerë kartonin më pas për 6.5 milionë.

Ky është versioni Fabricio Romanos, ndërsa Xhanluka Di Marco e zbret “pazarin” në 1.5 milionë euro huazim dhe 5 milionë euro si e drejtë blerjeje.

Po sipas tyre, Asllani ka dhënë miratimin për transferimin, ndonëse pritet të bisedojë për rrogën, ndërsa tek Interi merr mbi 1 milionë euro në sezon bashkë me shpërblimet.

Gjithsesi, në këtë kombinim ka ndërhyrë Valencia, ose të paktën këto janë lajmet.

Klubi I La Ligës këmbëngul për yllin 24-vjeçar kuqezi, që pëlqehet sepse ka mjaft përvojë në një nga pesë ligat e mëdha të Europës, në Serinë A.

E sigurt në të gjithë këtë histori është që Kristian Asllani nuk do të vazhdojë tek Interi, ku mbërriti nga Empoli në verë 2022, luajti 99 ndeshje, shënoi 4 gola e shërbeu 5 asistë, ndërsa pati huazime tek Torino në Serinë A dhe tek Beshiktashi në Superligën e Turqisë.

Vlera e kartonit të tij jepet në 12 milionë euro, shumë poshtë maksimumit prej 18 milionë eurosh dy vjet më parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!