Analisti Albatros Rexhaj komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te takimi dyditor i kryeministrit Edi Rama në Pogradec dhe diskutimet për afrimin e qeverisë me qytetarët.
Rexhaj u ndal te platforma e qytetarëve “Pasqyra Albania”, duke e cilësuar mbledhjen dhe përfshirjen e kësaj nisme si një zhvillim pozitiv.
Sipas analistit, protesta dhe reagimi i qytetarëve duhet të shërbejnë si një mësim për mazhorancën, veçanërisht për të shmangur distancimin nga qytetarët.
“Duhet të mësojmë diçka reale nga lëvizja që solli protesta. Njerëzit që dolën në rrugë ishin përplasur me situata. Dhe ajo që kishte ndodhur ishte se partia kishte rënë në rehati, dhe kjo mund të thuash se u krijua një distancë me qytetarët”, u shpreh Rexhaj.
Ai vlerësoi reflektimin e kryeministrit Rama dhe e konsideroi afrimin me qytetarët si një domosdoshmëri për qeverisjen.
“Dhe gjëja pozitive që ndodhi është reflektim dhe mendoj realisht se zoti Rama e mendon të nevojshme afrimin me qytetarët. Dhe realisht mendoj se ka një ide të qartë. Kryeministri Rama është i sinqertë në reflektimin e tij”, tha analisti.


