Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Fiton kampioni i Botës/ Anglezi Lando Norris triumfon në Formula 1 në Holandë

schedule11:51 - 24 Gusht, 2026

schedule 11:51 - 24 Gusht, 2026

Nuk ishte në shtëpinë e tij, përkundrazi. Idhulli i tifozëve holandezë ishte Maks Verstapen, jo Lando Norris, por fitorja i shkoi pikërisht anglezit, ndërsa piloti i Red Bullit provoi një makth.

Ish-kampioni I botës pati aksident që në xhiron e parë, ndonëse për fat nuk pati asnjë problem, edhe pse makina iu dëmtua rëndë. Katër herë kampioni i botës nuk ka qenë dominues këtë herë, ndërsa Mercedes papritur ka gjetur rivalin.

Meklaren ishte skuadra fituese në pistën e Zandvortit, në Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1 dhe kjo pikërisht më pilotin kampion të botës në fuqi, Norris. Pasi doli i pari në provat zyrtare, dhe u nis nga vendi I parë, ai përballoi një parakalim nga Kimi Antoneli, për të triumfuar falë strategjisë, por edhe paraqitjes së makinës Meklaren.



Gara ishte me parakalime dhe të papritura, e madje edhe veterani Ljuis Hamilton luftoi për sukses me Ferrarin e tij. Në fund, u detyrua të kënaqej vetëm me vendin e katërt, pra mbeti jashtë podiumit.
Norris kaloi radhazi Rasëllin dhe Antonelin, ndërsa Mercedes dha një urdhër të rrallë skuadre, pas të cilit anglezi i hapi rrugë italianit. E kotë. As talenti i adoleshentit Antoneli nuk mjaftoi për të kaluar i pari vijën e finishit, pasi Norris përfundoi garën me 11.5 sekonda epërsi. Gjithsesi, 19-vjeçarit nuk i doli keq, pasi vendi i dytë i mjaftoi që të krijojë epërsi prej 59 pikësh në krye të renditjes së Botërorit.

Ai ka 242 pikë ndaj 183 të Rasëllit dhe Hamiltonit, ndërsa Mercedes kryeson renditjen e sezonit në Formula 1 me 425 pikë, 87 më shumë sesa Ferrari. Çmimi i Madh i radhës mbahet në 6 shtator në Monza të Italisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!