Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Spanja rimerr 500 të mitura/ Autoritetet vendosën të zhvendosin në kontinent vajzat e pambrojtura

schedule15:40 - 20 Gusht, 2026

schedule 15:40 - 20 Gusht, 2026

Qeveria e Spanjës ka vendosur të lejojë zhvendosjen në territorin kontinental të rreth 500 të miturve emigrantë të pashoqëruar që ndodhen në Ceuta. Plani po përgatitet nga Ministria e Rinisë dhe Fëmijëve, në bashkëpunim me autoritetet lokale, me synimin për të lehtësuar situatën e krijuar pas fluksit masiv të migrantëve në fund të korrikut.

Në qendër të planit janë rreth 500 vajza të mitura, veçanërisht ato që konsiderohen më të cenueshme. Ato pritet të strehohen në struktura të përshtatshme në territorin kontinental, ndërsa kujdesi mund t’u besohet organizatave për mbrojtjen e fëmijëve dhe familjeve pritëse.

Sipas të dhënave të policisë, 2168 të mitur të pashoqëruar janë identifikuar në Ceuta që prej fluksit të 30 korrikut. Pjesa më e madhe e rreth 70 mijë personave që kaluan drejt Ceutës atë ditë u kthyen më pas në Marok.



Vendimi shënon një ndryshim nga deklaratat e mëparshme të qeverisë spanjolle. Më 13 gusht, ministri i Brendshëm Fernando Grande kishte deklaruar se personat që hynin ilegalisht në Ceuta do të ktheheshin në Marok dhe nuk do të lejoheshin të kalonin në territorin kontinental.

Megjithatë, legjislacioni spanjoll garanton mbrojtje për të miturit e pashoqëruar deri në moshën 18 vjeç. Për këtë arsye, qeveria po kërkon një zgjidhje për fëmijët që kanë mbetur në Ceuta, ku kapacitetet e pritjes janë tejkaluar.

Organizatat humanitare kanë paralajmëruar për kushte të vështira për disa prej të miturve, ndërsa qindra prej tyre raportohet se kanë mbetur pa strehim dhe kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!