Vizitorët po e preferojnë Shqipërinë jo vetëm për detin por edhe për historinë dhe kulturën.
Banesa në të cilën lindi, u rrit dhe hodhi hapat e parë të krijimtarisë shkrimtari dhe korifeu i letrave shqipe, Ismail Kadare, është transformuar në një destinacion për turistët e huaj, sidomos ata francez.
Ciceroni Bruno Pjetri, thotë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, statistikat janë në rritje.
Pjetri shton se edhe brezi i ri po shfaq interes për t’u njohur me veprën e Kadaresë, ndërsa infrastuktura e banesës, ku lindi dhe u rrit shkrimtari me famë botërore.
Krijimtaria e ish shkrimtarit gjirokastrit është përkthyer në më tepër se 45 gjuhë të botës.
Në vitin 1991 kjo banesë u shpall monument kulture kategorie e parë, ndërsa në janar të vitit 2016 hapi dyert për publikun duke u kthyer një nga më muzetë më të frekuentuar dhe vizituar në qytetin e gurtë.


