Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Imami e mbyll me Tiranën, mesazh me falënderime dhe “kode”

schedule16:13 - 6 Janar, 2020

schedule 16:13 - 6 Janar, 2020

Eni Imami dhe Tirana kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre. Mbrojtësi nuk udhëtoi me skuadrën në Turqi dhe sot ai ka dalë edhe me një deklaratë, ku falënderon drejtuesit, tifozët dhe trajnerët, vetëm ata që e aktivizuan: Ardian Memën dhe braziliani Ze Maria.

“Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Klub Futboll Tirana! Një marrëveshje që është ndërprerë me mirëkuptim nga të dy palët. Me këtë rast gjej dhe mundësinë të falënderoj presidentin, trajnerët Ze Maria dhe Ardi Memën, që patën besim tek unë, më dhanë mundësinë të luaj për ekipin e qytetit tim!

Në fund një falemnderit për tifozët e Tironës, që pavarësisht se s’kemi dhënë pritshmeritë që ata duan, kurrë s’na kanë lënë vetëm! Uroj që detyrat e mia në fushë për 1 vit e gjysmë t’i kem zbatuar më së miri.

Në qoftë se diçka e kam bërë gabim, kërkoj falje, por asnjëherë se kam bërë me dashje! Ju falemnderit dhe mirupafshim, ishte bukur për aq sa zgjati!”, shkruan Imami në llogarinë e tij në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!