Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Situata me zjarret/ ‘Mbrojtja’: 4 vatra vijojnë të jenë aktive, ja zonat problematike

schedule09:31 - 19 Gusht, 2026

schedule 09:31 - 19 Gusht, 2026

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 1 është nën monitorim.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 350 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë, Tiranë, Lufaj, Mirditë dhe Tërbun, Pukë.



Në Dajt operacioni vijon me 50 efektivë të FA, 15 zjarrfikës dhe 5 forca të AZM, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Tërbun vijon angazhimi i gjerë i strukturave vendore, vullnetarëve dhe FA, me mbështetjen e 2 helikopterëve, ndërsa edhe këtu nuk ka rrezik për banesat.

Situata paraqitet në përmirësim edhe në disa prej vatrave të ditëve të fundit: Gurë-Lura, Bruçi në Mat, Tharri në Mirditë dhe zjarri në Selenicë janë shuar plotësisht, ndërsa në Qafë Helmes vijon monitorimi dhe operacionet me forcat lokale.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë punën dhe monitorimin në terren, me fokus izolimin e plotë të vatrave aktive dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!