Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor, në Maqedoninë e Veriut

schedule15:38 - 18 Gusht, 2026

schedule 15:38 - 18 Gusht, 2026

Një tjetër pacient ka humbur jetën si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni të Veriut. Këtë e bëri të ditur, drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana.

Pacienti kishte qëndruar për 27 ditë nën trajtim në këtë klinikë.

Sipas Canës, bëhej fjalë për një 76-vjeçar, i cili ishte sjellë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë dhe me formën neuroinvazive të sëmundjes. Tek ai ishte konfirmuar virusi i Nilit Perëndimor, ndërsa vuante edhe nga sëmundje të tjera.



Ky është rasti i katërt me përfundim fatal nga ethet e Nilit Perëndimor i regjistruar në vend. Ndërkohë, 15 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga Klinika për Sëmundje Infektive.
Deri tani, prania e virusit është vërtetuar te 36 pacientë, ndërsa gjatë ditëve në vijim priten rezultate të reja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!