Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në Kosovë/ Përplasen tre automjete, një i vdekur dhe tre të lënduar

schedule08:57 - 18 Gusht, 2026

schedule 08:57 - 18 Gusht, 2026

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor, i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kliqinë, në rrugën Pejë-Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë tre automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.



Megjithatë, njëri prej të lënduarve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

 Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!