Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Greqia në flakë! Zjarr me përmasa të mëdha në Halkidiki, evakuohen banorët. Pushuesit largohen nga deti

schedule17:57 - 13 Gusht, 2026

schedule 17:57 - 13 Gusht, 2026

Një zjarr i madh që shpërtheu të enjten pasdite në Siviri të Halkidikisë është jashtë kontrollit, ndërsa flakët janë përhapur nga zonat bujqësore dhe pyjore drejt zonave të banuara.

Sipas raportimeve, zjarri ka shkaktuar dëme materiale në disa banesa dhe automjete. Për shkak të situatës së rënduar dhe erërave të forta, autoritetet kanë nisur një operacion evakuimi nga deti në plazhin e Sivirit.

Më herët, është evakuuar edhe një hotel në Fourka të Halkidikisë, ku po qëndronin fëmijë nga Ukraina.



Për shuarjen e flakëve po operojnë nga toka 148 zjarrfikës, të mbështetur nga 54 automjete, si dhe katër grupe alpinistësh të EMODE-s së dytë. Në operacion janë përfshirë gjithashtu autocisterna të pushtetit vendor dhe makineri ndërtimi.

Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, zjarri dyshohet se ka nisur pasi, për shkak të erës së fortë, një shtyllë e PPC-së është rrëzuar dhe ka shkaktuar një shkëndijë.

Gjatë operacionit të shuarjes së zjarrit, dy zjarrfikës janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Njëri ka pësuar ndrydhje të këmbës, ndërsa tjetri ka marrë djegie të lehta.

Shërbimi i Urgjencës Mjekësore është vendosur në gatishmëri të shtuar, me mobilizim të menjëhershëm të forcave për mbështetjen mjekësore të operacionit të evakuimit në zonë.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!