Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Etna në shpërthim, kaos në Siçili/ Mbyllet edhe aeroporti i Komisos, hiri arrin deri në Maltë e Libi

schedule11:42 - 12 Gusht, 2026

schedule 11:42 - 12 Gusht, 2026

Fluturimet në aeroportet e Katanias dhe Komisos vijojnë të jenë të pezulluara për shkak të emergjencës së krijuar nga hiri vullkanik i malit Etna. Në aeroportin ndërkombëtar “Vincenzo Bellini” të Katanias, pezullimi do të zgjasë deri në orën 18:00, ndërsa në aeroportin “Pio La Torre” të Komisos deri në orën 10:00.

Lajmi është bërë i ditur nga SAC, kompania që administron të dy aeroportet.

“Për shkak të aktivitetit shpërthyes të Etnës dhe emetimit të njëkohshëm të hirit vullkanik në atmosferë, është urdhëruar mbyllja e hapësirave ajrore që përfshihen në sektorin B3. Aktivitetet e fluturimeve në mbërritje dhe nisje në aeroportin e Katanias janë pezulluar deri në orën 18:00, sipas orës lokale”, thuhet në njoftimin e SAC.



“Ndërkohë, operacionet e fluturimeve në aeroportin e Komisos janë pezulluar deri në orën 10:00, sipas orës lokale, për shkak të pranisë së hirit vullkanik”, shton kompania.

SAC u bën thirrje pasagjerëve që të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre me kompaninë ajrore përkatëse përpara se të nisen drejt aeroportit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!