Një kryeinspektor dhe 7 gardianë janë pezulluar në burgun e Fierit, pas konfliktit mes Denis Brajovic (Bajri), Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotaj, të cilët mbetën të dy të plagosur.
Pezullimi i efektivëve u bë pas Komisionit të Disiplinës dhe një rishikimi të dytë të çështjes.
Të pezulluarit janë
K/Inspektor G.B. – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.
-Inspektor Sh.H. – Përgjegjës turni në regjimin e brendshëm.
-Inspektor A.A. – Punonjës i rolit bazë.
-Inspektor D.GJ. – Punonjës i rolit bazë.
-Inspektor A.H., me detyrë punonjës i rolit bazë.
-Inspektor P.K., me detyrë punonjës i rolit bazë.
-Inspektor S.Ç., me detyrë punonjës i rolit bazë.
-Inspektor A.S., me detyrë punonjës i rolit bazë
Konflikti mes të treve ka nisur gjatë kohës kur po konsumonin kafe në hapësirën e ajrimit.
Prokuroria e Fierit vijon hetimet për të zbardhur shkakun e përplasjes mes Aldo Gjinit, pjesë e grupit të Rrajave, dhe Jurgen Zotos e Denis Bajrit, të lidhur me grupin e Shkodrës./abcnews.al


