Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rikthehen zjarret në Krujë, autoritetet në gatishmëri, në ndihmë edhe helikopteri

schedule18:09 - 10 Gusht, 2026

schedule 18:09 - 10 Gusht, 2026

Një vatër e re zjarri është regjistruar sërish në zonën e Krastës, në pjesën veriore të Krujës, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe autoritetet lokale.

Zjarri dyshohet se mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa banorët e zonës shprehen se flakët po përparojnë të favorizuara nga erërat e forta.

Për shkak të situatës, helikopteri i Forcave të Armatosura është rikthyer në zonë për të ndihmuar në operacionin e shuarjes së flakëve. Shqetësimi kryesor lidhet me faktin se në këtë territor ndodhen depo, të cilat përdoren për furnizimin e guroreve në zonën e Krastës.



Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është regjistruar në fshatin Halilaj, ku flakët po përhapen të favorizuara nga era. Edhe në këtë zonë po ndërhyhet nga ajri me helikopterë, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Situata mbetet nën monitorim, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll të dyja vatrat dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!