Një tjetër vatër zjarri është riaktivizuar në Krujë, duke rrezikuar një biznes në zonë.
Aktualisht, në territorin e Krujës janë dy vatra zjarri nën monitorim, ndërsa strukturat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur objektet pranë vatrave.
Situata po monitorohet nga autoritetet, ndërsa ekipet në terren janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit të situatës.


