FOTO/Gjithë bota i kishte sytë tek ato mbrëmjen e djeshme

schedule12:32 - 6 Janar, 2020

schedule 12:32 - 6 Janar, 2020

Në Los Angeles është mbajtur një nga eventet më të rëndësishme në botë, ajo për ndarjen e çmimeve “Golden Globes”.

“1917” u përzgjodh si si prodhimi më i mirë.

Filmi i Sam Mendes mbi Luftën e Parë Botërore mundi konkurrencën e “Irishman”, “Joker” dhe “Marriage Story” për të fituar çmimin si filmi më i mirë.

Renée Zellweger fitoi rolin e aktores më të mirë për lmin “Judy” dhe Joaquin Phoenix u shpall aktori më i mirë për rolin protagonist në filmin “Joker”.

Fjalimi i tij në podium ndoshta nuk i pëlqeu të gjithëve, por me siguri do të mbahet mend gjatë pasi u ndal tek ndryshimet klimatike dhe u kërkoi personave të njohur në sallë të përdorin sa më pak anijet e tyre private.

Russell Crowe u nderua gjithashtu me çmim. Aktori nuk mund të ishte i pranishëm pasi gjendet në Australinë e përfshirë nga zjarret.

Olivia Colman u shpall aktorja më e mirë dramatike për rolin në filmin“The Crown” dhe Laura Dern u nderua me çmimin e aktores më të mirë në rol joprotagonist.

Nuk mbeti pa çmim edhe llmi i Quentin Tarantinos, “Once Upon a Time in Hollywood”, që fitoi regjinë më të mirë dhe skenarin më të mirë.

Ndërkohë, gjithë sytë ishin me yjet e Hollivudit, dhe për këtë arsye, në galerinë e mëposhtme po ju sjellim disa prej më të njohurve, që ranë në sy edhe falë veshjeve të përzgjedhura për këtë rast./abcnews.al

1.Salma Hayek 

 

2. Kerry Washington

 

 

3. Scarlett Johansson

 

4.Nicole Kidman

 

6.Jennifer Aniston

 

7.Sofia Vergara me bashkëshortin

 

8.Priankra Chopra me bashkëshortin

 

9.Charlize Theron

 

10.Edi Murphy me të dashurën

 

11.Margot Robbie

 

12.Resse Witherspoon

 

13. Brad Pitt

 

14.Leonardo Di Caprio

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!