Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muriqi: Titulli dëshira e parë, pastaj të punoj me Mourinho

schedule12:08 - 6 Janar, 2020

schedule 12:08 - 6 Janar, 2020

Vedat Muriqi është një nga lojtarë shqiptarë më të kërkuar. Sulmuesi, i cili aktivizohet në Turqi me Fenerbahce, synohet madje edhe nga klube të Premier League. Gjithsesi klubi turk nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij pa u mbyllur sezonin.

Në lidhje me zërat e merkatos ka folur edhe vetë Muriqi, i cili synon të mos shpërqendrohet prej tyre dhe topin e ofertave ia ka kalon menaxherit të tij. Synimi i sulmuesit nga Prizreni është i qartë: të fitojë titullin kampion. Sigurisht kur flitet për Tottenham që e di, ai ndihet mirë dhe e pranon diçka të tillë.

“Objektivi im është të bëhem kampion me Fenerbahcen. Normalisht që është një ndjenjë e bukur kur skuadra të mëdha europiane interesohen dhe më duan mua. Këto oferta më bëjnë të lumtur”, thotë Muriqi.

Sulmuesi nuk ndalet me kaq dhe shton: “Sidomos është diçka e shkëlqyer të jesh në listën e Tottenham. Do më pëlqente të punoja me Mourinho, por së pari ëndërr të fitoj titullin kampion me Fenerbahce”. Muriqi këtë sezon ka shënuar 10 gola në kampionat dhe është shënuesi më i mirë i skuadrës së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!