Atentat për herë të dytë kasapit në Gjirokastër

schedule09:24 - 24 Janar, 2018

schedule 09:24 - 24 Janar, 2018

Rreth 100 gr tritol ka shpërthyer në oborrin e  banesës se një 34 vjeçari në Gjirokastër. Sipas policisë të riut  Gentjan Liti, me profesion kasap, i është bërë atentat  për herë të dytë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për borxhe.

Një sasi eksplozivi shpërtheu mbrëmjen e së martës në Gjirokastër.

Zhurma u dëgjua në gjithë lagjen “Dunavati i dytë”.

Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e një banese dhe objektivi ka qenë djali i pronarit të shtëpisë Gentjan Liti.

34 vjeçari mbeti i plagosur lehtë dhe u dërgua ne spitalin “Omer Nishani”.

Në banesë janë shkaktuar dëme materiale.

Mendohet se lënda eksplozive ka qenë rreth 100 gram tritol C4.  Ky është atentat i dytë që i bëhet Gentjan Litit.

Në verën e vitit 2013, atij i ishte vendosur eksploziv në automjetin tip furgon, të parkuar pranë banesës.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. 34-vjeçari me profesion kasap, ka një dyqan mishi në zonën muzeale të Gjirokastrës.

Dyshimet e hetuesve janë se të dy atentatet janë kryer nga e njëjta dorë. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për borxhe.

Gazetar ABC News, Gjirokastër: Orges Sako

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!