Mallakastër – Vijon puna për shuarjen e Zjarri në Panahor të Mallakastrës, ndërsa situata në këtë zonë paraqitet e qetë.
Në terren janë angazhuar 10 efektivë të MZSH Mallakastër, 30 forca bashkiake, 8 punonjës të Policisë Bashkiake, 3 punonjës të Emergjencave Civile dhe 30 trupa të Forcave të Armatosura.
Ndërkohë, vatra e zjarrit vijon të jetë aktive nën kurorë në krahun verior, në aksin Ndrenie–Lofkënd–Vlosht.
Në këtë pjesë të zonës së përfshirë nga zjarri po vijon monitorimi dhe ndërhyrja nga forcat e MZSH Patos dhe Roskovec, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë terrenin dhe të ndërhyjnë në zonat ku evidentohen vatra aktive.


