Ndoshta ky është çasti i së vërtetës.
Kristian Asllani mund ta zgjidhë nyjen e ndërlikuar të karrierës, që e ka penguar jo pak, dhe të largohet përfundimisht nga Interi.
Klubi italian mund të pranojë kalimin e tij në Al Itihad të Arabisë Saudite, pasi po negocion me sauditët transferimin e mesfushorit Musa Diabi.
Edhe pse nuk ka akord përfundimtar, palët duken shumë pranë një marrëveshjeje.
Asllani vazhdimisht ka dashur të luajë në Europë, por pretendimet e Interit kanë qenë të larta, nga 10 deri në 15 milionë euro për kartonin, ndaj edhe askush në kontinentin e vjetër nuk ka qenë gati ta marrë.
Së fundmi, ai luajti tek Beshiktashi në Superligën turke, për një gjysmë sezoni I huazuar, ndërsa dështoi të siguronte një vend tek Torino në kampionatin italian.
Asllani është 24 vjeç, dhe ka luajtur më parë për Empolin në Serinë A, e më pas kaloi tek Interi.
Zikaltërit ia morën kartonin për rreth 16 milionë euro në 2023.
Në elitën italiane luajti 103 ndeshje, ndërsa fanelën e skuadrës nga Lombardia e veshi 99 herë duke shënuar 4 gola e shërbyer 5 asistë, por duke mos qenë kurrë titullar apo pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerëve Inzagi e Kivu.


