Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Salah “i vjedh” numrin Muçit/ Trabzonspor transferon “Faranonin”, merr 10 e sulmuesit shqiptar

schedule12:45 - 5 Gusht, 2026

schedule 12:45 - 5 Gusht, 2026

Ernest Muçi do të ketë si shok skuadre një yll të vërtetë futbolli, pasi Trabzonspor bëri goditjen e madhe në merkaton e verës, duke transferuar Mohamed Salah.

Klubi turk mundi konkurrencën e madhe për sulmuesin egjiptian, duke siguruar shërbimet e tij si një lojtar i lirë. Mohamed Salah zbriti paraditën e së mërkurës në Stamboll, ku mijëra tifozë e pritën si një hero të vërtetë.

Me mbërritjen e “Faraonit” te Trabzonspor, për t’u parë mbetet se sa do të zgjasë bashkjetesa e tij me Ernest Muçin në të njëjtën skuadër. Duhet thënë që ajo nuk ka nisur mirë, pasi egjiptiani i ka marrë menjëherë sulmuesit shqiptar fanelën me numrin 10.



Sipas mediave turke, vetë Muçi ka qenë dakord për këtë, por asnjë lojtar nuk ndjehet mirë kur dorëzon numrin, aq më tepër atë më simbolik të futbollit. Po ashtu, mbetet për t’u parë nëse me Salah në fushë, roli si protagonist i Muçit do të ngushtohet, apo prania e një ylli në ekip do të ekzaltojë talentin e futbollistit kuqezi.

Ndërkohë, duhet pritur edhe fundi I merkatos së verës, pasi duke qëndruar në raportimet e mediave turke, Ernest Muçi ka shumë oferta, mes tyre edhe një e bujshme nga Aston Vila. Por deri tani pengesë është bërë kërkesa e lartë financiare e Trabzonspor, që pretendon 20 milion euro për kartonin e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!