Avioni i parë zjarrfikës ka nisur operacionet për shuarjen e flakëve në vend. Konfirmimi vjen nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook, ku ka publikuar edhe video nga operacioni për shuarjen e flakëve.
“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht.
RESPEKT dhe MIRËNJOHJE për të gjitha forcat tona në terren🙏 “shkruan Rama.


