Pas një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati disa orë në malin e Çikës, tre turistë gjermanë janë shpëtuar.
Në aksion morën pjesë forcat e kërkim-shpëtimit, ndërsa u angazhua edhe një helikopter për të mbështetur operacionin.
Pasi u lokalizuan dhe u nxorën në një zonë të sigurt, turistëve iu dha ndihma e parë, pasi ishin të dehidratuar si pasojë e qëndrimit për disa orë në terrenin malor.
Më pas, ata u shoqëruan pa probleme dhe ndodhen jashtë rrezikut.


