Dashi
Ata që janë në një lidhje do tregohen realistë dhe gjithçka do t’u ecë si duhet. Emocionet gjithashtu do të jenë të njëpasnjëshme. Beqarët më në fund do e gjejnë personin që do t’u përshtatet më mirë dhe do fillojnë një lidhje shumë të këndshme. Ekuilibri do mbizotërojë gjatë gjithë ditës në planin financiar. Nuk do keni asnjë problem për të kryer shpenzimet e dëshiruara.
Demi
Duhet t’i shtoni dozat e imagjinatës sot juve që jeni në një lidhje dhe të provoni eksperienca të reja në çift. Vetëm në këtë mënyrë rutina do marrë fund. Beqarët do ndihen të lirë të bëjnë atë që duan dhe nuk do ndalen së pranuari ftesat që do iu bëhen. Gjendja e financave do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar nëse ndiqni një strategji strikte.
Binjakët
Ata që kanë kohë që janë në një lidhje do kenë një ditë të bukur sot. Çdo mosmarrëveshje e së kaluarës do kalohet sa hap e mbyll sytë. Beqarët do takohen me persona seriozë dhe do mendojnë menjëherë të kenë diçka më tepër me ta. Në planin financiar yjet do ndikojnë pozitivisht dhe gjendja do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar.
Gaforrja
Mos luani me ndjenjat e partnerit tuaj gjatë kësaj dite, sepse në një moment situata mund t’iu dalë tërësisht jashtë kontrollit. Beqarët do ia kalojnë mirë me miqtë e tyre të ngushtë ose me familjarët dhe as që do iu shkojë mendja ta ndryshojnë statusin. Në planin financiar do ju duhet të bëni edhe sakrifica herë pas here, në mënyrë që gjendja të mbetet e mirë.
Luani
Ditë pasionante do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Çdo çast do ketë veçantinë e vet dhe emocionet do vijnë duke u shtuar. Beqarët ka rrezik të bëjnë çmenduri vetëm për ta bërë për vete personin që kanë ëndërruar. Parashikimet janë që ata do ia dalin mbanë. Financat do kërkojnë shumë mund dhe punë që të arrijnë të stabilizohen.
Virgjëresha
Duhet të ndryshoni disa zakone të këqija sot juve që jeni në një lidhje, në mënyrë që gjërat të ecin si duhet me partnerin. Beqarët do realizojnë një takim shumë të bukur me një person që mbart plot vlera. Gjithçka do jetë më ndryshe për ta. Buxheti do jetë gjatë gjithë kohës i stabilizuar. Nuk do keni asnjë vështirësi për të kryer çdo shpenzim që do ju duhet.
Peshorja
Do keni goxha probleme sot në jetën tuaj në çift dhe mosmarrëveshjet duket sikur nuk do kenë të ndalur. Asgjë nuk do jetë ashtu si e kishit ëndërruar. Beqarët do realizojnë disa takime vendimtare, të cilat do ua ndryshojnë të ardhmen më shumë nga sa mund ta imagjinojnë. Plutoni do ju sjellë fat në planin financiar. Do përmbyllni me sukses një çështje dhe do merrni fitime.
Akrepi
Mos ngrini dyshime sot mbi partnerin tuaj dhe mos thoni gjëra të cilat mund ta lëndojnë. Pa qenë të sigurt, nuk duhet ndërmarrë asnjë veprim. Beqarët do jenë shumë të shpërqendruar dhe as vetë nuk do e dinë se çfarë do duan të bëjnë. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur, sepse situata mund t’iu dalë shumë shpejt jashtë kontrollit.
Shigjetari
Do jeni shumë të hapur sot juve që jeni në një lidhje dhe do provoni eksperienca të reja. Rëndësi ka që çdo moment do jetë i veçantë. Beqarët do preferojnë aventura kalimtare dhe jo lidhje të qëndrueshme. Mundësitë për këtë janë të pafundme. Konfigurimi i yjeve do jetë pozitiv për sektorin e financave. Nuk do keni më problemet që keni pasur më herët dhe do jeni të qetë.
Bricjapi
Do jeni në humor shumë të mirë gjatë gjithë kësaj dite dhe gjërat kanë për t’iu ecur ashtu si keni ëndërruar. Yjet do jenë në çdo moment pranë jush. Beqarët do vrapojnë pa menduar drejt një rruge të panjohur dhe ka rrezik të bëjnë disa gabime. Në planin financiar duhet të mos abuzoni me shpenzimet, sepse situata do ju dalë jashtë kontrollit në momentin që më pak e prisni.
Ujori
Ndikimi i Venusit do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do tregoheni tolerantë dhe të kuptueshëm, prandaj do i zgjidhni shpejt të gjitha pengesat që do ju dalin. Beqarët do bien në dashuri me një mik fëmijërie dhe do ndihen të lumtur për këtë. Për financat mos u shqetësoni aspak, sepse çdo gjë do ecë ashtu si ju e keni menduar.
Peshqit
Nuk do ndiheni të kënaqur sot juve që jeni në një lidhje dhe ka rrezik ta kërkoni lumturinë diku tjetër. Po bëtë hapa të gabuar, do pendoheni për gjithë jetën dhe do vuani tej mase. Beqarët do kenë një ditë shumë të paqëndrueshme dhe nuk do kenë aspak kohë të dalin me persona të rinj. Në planin financiar duhen marrë masa të rrepta, sepse përndryshe situata mund të dalë tërësisht jashtë kontrollit.



