Analisti Martin Leka në një intervistë në “ News Line” në ABC News u shpreh se reforma territoriale duhet të konsultohet më qytetarët.
Gjithashtu ai theksoi se protesta në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarë që humbin pushtetin. Analisti Leka argumentoi se shumë bashki të vogla duhet të integrohen në bashki më të mëdha për të përmirësuar administrimin dhe ofrimin e shërbimeve.
Ai shtoi se protestat në bashki si Poliçani nxiten nga drejtues lokalë që rrezikojnë të humbin pozitat e tyre, duke përmendur edhe djegien e teserave si një veprim të nxitur politikisht.
“Të dy partitë përmes bashkë-drejtimit të komisioneve të reformës territoriale, kanë shëtitur në të gjithë republikën e Shqipërisë, për të biseduar me një numër njerëzish që kanë interesa apo lidhje me reformën territoriale. Kanë marrë nga banorë dhe grupe të ndryshme interesi disa sugjerime, problemi është se këto komisione në shumë raste kanë qenë pjesë e një reforme të cunguar. Por ka pasur edhe cedime, pasi ndërkohë që PS kërkon të ulen numrat, partia tjetër kërkon që ky numër të shtohet.
Këto qasje të kundërta nuk kanë në themel atë që duhet të ishte efikasiteti i këtyre bashkive. Unë mendoj që mbi bazën e këtij efikasiteti shumë nga bashkitë e vogla duhet të jenë brenda bashkive të mëdha për këtë efikasitet. Protesta e bashkive të vogla, përfshirë Poliçanit, janë më shumë se sa përllogaritja e shërbimeve, ata kërkojnë statusin. Por duhet bërë e qartë se një grup administrate do jetë edhe në këto Bashki sepse nuk drejtohet Poliçani me zyrat në Berat. Këto Bashki duhet të dëgjohen, por duhet t’u bëhet qartazi efikasiteti për të ardhmen e tyre. Diskutimet varen kryesisht nga partia në pushtet por edhe nga opozita. Por opozita ka krijuar një propozim me 100 bashki. Mendoj që të dyja palët të bëjnë mediume dhe të krijojnë një debat konstruktiv real dhe të na bëjnë të mundur qartësimin e situatës”, tha ai.
Më tej nënvizoi se bashkitë e vogla si Poliçani duhet të shkrihen në bashkitë e mëdha./abcnews.al


