Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Të shtënat e dyshuara nga jahti në Himarë/ Disa të shoqëruar

schedule07:15 - 3 Gusht, 2026

schedule 07:15 - 3 Gusht, 2026

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e së dielës në det, përballë Palasës, ku u raportua për të shtëna të dyshuara me armë zjarri në ajër nga një jaht.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, Komisariati i Policisë Himarë, Stacioni i Policisë Dhërmi dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FKS) organizuan një operacion nga deti dhe toka, pasi mjeti lundrues po lëvizte në drejtim të Himarës.

Si rezultat i ndërhyrjes, jahti u ndalua në det, përballë Himarës, ndërsa në bord ndodheshin katër shtetas, të identifikuar me inicialet B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç, të cilët u shoqëruan nga policia.



Gjatë kontrollit të ushtruar në jaht dhe ndaj personave që ndodheshin në bord, nën drejtimin e Prokurorisë, nuk u gjet asnjë armë zjarri apo send tjetër i kundërligjshëm.

Grupi hetimor ka marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa po kryhen edhe ekspertime për të përcaktuar faktorët plotësues të qitjes dhe për të verifikuar informacionin e marrë.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!