Eshtë vendosur nën kontroll zjarri ne fshatin Cfir të Mallakastrës.
Zjarrfikësit e Mallakastrës punuan për më shumë se 4 orë për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit.
Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 2 hektarë sipërfaqe me pyll dhe rreth 50 rrënjë ullinj.
Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka më vatra aktive zjarri. Në terren vijojnë të qëndrojnë 9 efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe 2 automjete zjarrfikëse të Bashkisë Mallakastër, të cilët po monitorojnë zonën për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.



