Edukatorja e një kopsht privat, Brunilda Haxhiu është vënë në pranga nga komisariati nr 4 në kryeqytet pasi ka dhunuar një të mitur.
Sipas informacioneve edukatorja është kallëzuar në polici nga babi i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e 2-vjeçarit.
I mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët.
Gjatë marrjes në pyetje 32-vjeçarja është shprehur se çdo gjë ishte momentale, “nuk e di se çfarë më gjeti thjesht po qante dhe nuk e durova dot”.
Dhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja ka ushtruar dhunë fizike ndaj është bërë arrestimi në flagrancë.


